• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I BËJ THIRRJE QEVERISË TË NDIHMOJË KOMUNITETIN ROM DHE ATË EGJYPTIAN”/AMBASADORI I BE-SË, NË SHKODËR
Home
Shqipëri

“I BËJ THIRRJE QEVERISË TË NDIHMOJË KOMUNITETIN ROM DHE ATË EGJYPTIAN”/AMBASADORI I BE-SË, NË SHKODËR

18 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në daljen e tij publike në Shkodër i bëri thirrje qeverisë dhe pushtetit vendor që t’i kushtojnë më shumë vëmendje shtresave të margjinalizuara.

Soreca kryesisht e vendosi theksin tek ndihmesa që i duhet dhënë komunitetit rom dhe atij egjyptian, që ende vuan për furnizim me energji elektrike dhe ujë, si dhe për gjetjen e një vendi pune.

“I bëj thirrje  qeverisë, që për çdo gjë të kërkojnë asistencën tonë. Eshtë e drejtë të  ngrini këto shqetësime, lidhur me mos aksesimin në këto shërbime, si për  romët e egjyptianët, apo familjet e tjera  që jetojnë në vështirësi. Ne vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë dhe  shoqërisë në tërësi që të mbështesin grupet në nevojë. Mbështetja jonë  është e kushtëzuar nga progresi i prioriteteve që i janë vendosur  qeverisë. Mbështetja financiare nuk është e pafund, do  të varet nga niveli i përgjegjesisë që do të marrë qeveria juaj”, është shprehur ai.

Në  përurimin e qendrës së re komunitare multifunksionale “Për Familjen” që  do të ofrojë shërbime për 1 mijë familje, përfshirë edhe romët dhe  egjyptianët, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi u ndal tek rëndësia që i është kushtuar shërbimeve ndaj  këtyre shtresave.

Edhe  zv/ministrja Bardhylka Kospiri u ndal tek miratimi dhe zbatimi i planit  kombëtar të veprimit për integrimin e këtyre shtresave.

Ndërtimi  i qendrës multifunksionale u realizua në kuadër të projektit “Fesre”, që  synon të promovojë zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre familjeve.

Sot,  në Shkodër jetojnë 500 romë dhe 1100 egjyptianë që përballen me një sërë sfidash si strehim, akses në shërbime sociale dhe arsim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET NGA DITËLINDJA/ Ja super surpriza e Skerdit për Aurela Gaçen (FOTO+VIDEO)
Previous article DANIELA BONOLLARI/ Nuk është as Lady Makbeth, as Zonja Bovari, është Xhisiela

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT