• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTALET AKUZA PAS TAKIMIT ME BLUSHIN/ Fuga: Ishte takim pune, do t’i padis për shpifje (FOTO)
Home
Politikë

PORTALET AKUZA PAS TAKIMIT ME BLUSHIN/ Fuga: Ishte takim pune, do t’i padis për shpifje (FOTO)

18 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Ditën e djeshme një sërë portalesh publikuan një foto ku shfaqej drejtori i Top Channel, Ben Blushi, duke drekuar në një restorant në kryeqytet me drejtorin e Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.

Fotoja u shoqërua me një sërë teorish në rrjet, ku nuk munguan komentet se takimi mes tyre kishte lidhje me një rikthim të mundshëm të Blushit në Partinë Socialiste, dhe një riafrim mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Endri Fuga dhe Ben Blushi duke drekuar në një restorant në Tiranë

Është vetë Fuga që i jep fund diskutimeve në rrjet, pasi në një status të fundit në Twitter, ai njofton se i bashkohet paketës “Anti-shpifje” dhe nismës për të paditur këdo që shpif pa të drejtë.

Fuga thotë se takimi me Blushin, ka qenë një takim pune. Ai thotë se me paratë e fituara nga gjyqi do të propozojë realizimin e një abetareje speciale për humbësit e gjyqeve për shpifje.

I keqardhur per shpifjet e disa portaleve lidhur me nje nga dhjetra takimet e mia te dites se punes, kerkova nga Departamenti Antishpifje formulimin e padive civile perkatese. Me leket e fituara do propozoj realizimin e nje Abetareje Speciale per humbesit e gjyqeve per shpifje.

Paketa Anti-Shpifje, është në qendër të debatit publik dhe politik në vend. Ajo u propozua fillimisht nga kryeministri Edi Rama, që pas rastit të Xhisiela Malokut, i cili tha se do të përgatitet një paketë e posaçme për të gjithë ata që shpifin pa prova dhe fakte. Për socialistët, kjo paketë do të shërbejë për një Fond Edukimi. Më herët, Balla dhe Rama kanë thënë se këto para, të fituara nga gjyqet me “shpifësit” do t’i investojnë për më shumë shkolla dhe kopështe.

Opozita e ka kundërshtuar nismën, ndërkohë që paralelisht me këtë paketë, AKEP ka nisur një nismë për të mbyllur çdo portal që nuk ka të regjistruar numrin Nipt dhe të dhënat përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI GJERMAN/ Kerem Demirbay, në “radarët” e Liverpoolit dhe Arsenalit
Previous article Barça kërkon qendërmbrojtës, pëlqehet TALENTI I LEIPZIG, do kushtoi 30 milion euro

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT