Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilit të Imuniteteve dhe mandateve në Parlament, ku prej dy ditësh ui diskutua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti hapur rrugën arrestimit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, reagoi menjëherë në një konferencë për shtyp, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Vendimi i kaloi seancës p[lenare të Kuvendit për votiom, sepse anëtarët e Komisionit mbajtën qëndrim mazhoranca kundër kërkesës së Prokurorisë dhe opozita, pro.
Ajo deklaroi se Kryeministri Edi Rama me kete veprim i beri një shërbim frikës së tij, sepse sipas opozitës qeveria mazhoranca qeverisëse duhet ti hapte rrugën menjëherë arrestimit të ish ministrit të brendshëm i akuzuar për lidhje me grupin kriminal të Habilajve të Vlorës, të arrestuar dhe akzuar në Itali për trafik droge dhe Amrës. Kryemadhi tha se nuk besohen më batutat e kryeministrit dhe kryetarit të PS për reformë në drejtësi. Sipas saj sot mazhoranca votio pro narkotrafikut, duke e quajtur këtë një “grusht shteti”.


