Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Kuvendi për mbylljen e aktivitetit të lojërave të fatit, tregoi se shumë deputetëve u kishin shkuar mesazhe kërcënuese.
Po ashtu Rama tregoi se çfarë do ndodh me të gjitha kazinotë elektronike dhe bastet sportive. Rama tha se nuk do të ketë një mbyllje të të gjithave, por do të ketë vetëm kazino në zona të definuara për turizëm dhe në ambientet e hoteleve me 5 yje.
PJESË NGA DEKLARATA
Edhe atyre që janë të sëmurë nga marrëdhënie me fatin u japim një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme me rastin e vitit të ri., mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit deri te garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online.
Në 1 janar nuk ka më asnjë lloj basti, kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Janë bërë spekulime edhe me kazinotë elektronike, nuk ka asnjë spostim në periferi, ato do të jenë të mundura vetëm për hotelet dhe resortet me 5 yje në zonat e definuara me VKM dhe autoriteteve përkatëse, si zona turistike.
Lideri legjendar i PD ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve dixhitale në dispozicion të shpifësve dhe fushatës shpifjesh që organizohet nga krimi i organizuar që financon një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie.
Qysh kur nisëm ndarjen nga tepsia kemi nisur dhe punën për ti dhënë fund kësaj beteje, të vështirë dhe gjatë të cilës kemi pasur dhe ne dështimin tonë kur nuk arritëm dot në këtë sallë ti japim fund kazinove elektronike, por vetëm të shtyjmë afatet për mbylljen e tyre për fundin e këtij viti.
Jo të gjitha të këqijat vijnë për keq thoshte e mrekullueshme gjyshja ime, tani dy gjera bashkë, edhe bastet e të gjitha llojeve.
Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensive, për lodhjet e atyre që shkojnë banak më banak për të kundërshtar në mënyrë hileqare këtë masë, duke e fokusuar sulmin tek medemek një monopol online, por që janë të lidhur direkt me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë.


