Një prift 87-vjeçar nga Spanja është konvertuar pas një aksidenti në besimtar mysliman.
Ai jeton dhe predikon tashmë në ishullin Java për më shumë se 43 vjet. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit, si dhe është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.
Ai po iu riparonte çatinë e shtëpisë disa personave, kur ra nga lartësia. 87-vjeçari ia doli që të mbijetonte, veçse ky “rikthim” i tij do të shoqërohej me konvertim të besimit.
“Është ndoshta plaku më i fortë 87-vjeçar që kam parë ndonjëherë”, është shprehur fizeoterapeuti Xhim Von Mej, që praktikon mjekësinë për më shumë se njëzet vite.
Konvertimi i priftit në besimtar mysliman ka shkaktuar befasi te shumë ndjekës të tij kishtarë, por mjaft e rëndësishme është gjithashtu të theksohet se gjysma e pasuesve të tij tashmë kanë shfaqur interesimin e tyre për ta pranuar Islamin.
“Meqë Allahu është Perëndia i vërtetë, atëherë unë nuk dua të pasoj rrugën e gabuar deri në Ditën e Gjykimit. I besoj At Eduardos. Ne gjithë i besojmë atij”, është shprehur njëri nga ndjekësit e priftit, për Kalimantan Press.
Prifti, i cili është nën përkujdesje shëndetësore, ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie të re.
“Nuk kam ditur asgjë për Islamin. Kurrë nuk e kam lexuar Kuranin. Mirëpo në thellësi të shpirtit tim sikur më foli Zoti dhe kërkoi prej meje të ndjek atë që është e shenjtë e dritë qiellore. Kjo ndriçoi qenien time dhe m’i hapi portat e arta të qiellit që u shfaqën para meje dhe Zoti ma tregoi emrin e tij, se Ai është Allahu”, është shprehur prifti më i ri i konvertuar.


