• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA “BREXIT”/ May: Tani është koha për marrëveshje. Macron: Jemi pranë
Home
Europë

ÇËSHTJA “BREXIT”/ May: Tani është koha për marrëveshje. Macron: Jemi pranë

17 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Kryeministrja britanike, Theresa May është shprehur këtë të mërkurë se “është pikërisht tani koha” që të arrihet një marrëveshje për “Brexit”-in, teksa mbërriti për një samit me udhëheqësit e Bashkimit Europian në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet e ngecura të divorcit.

May do të shpalosë vizionin e saj, mbi mënyrën sesi do t’i shpëtojë këto bisedime mbi daljen e Britanisë nga unioni më 29 mars të vitit të ardhshëm, përpara udhëheqësve europianë të irrituar së tepërmi prej ngërçit dramatik të negociatave gjatë së dielës.

Përpara samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel kishte lëshuar një paralajmërim të ashpër se Europa duhet të përgatitet për një “Brexit” pa marrëveshje, por teksa mbërrinte edhe vet ajo për diskutimet, u angazhua “të përpiqet me gjithçka mundet për gjetjen e një marrëveshjeje”.

Negociatat janë në një rrugë pa krye për shkak të çështje së ndalimit ligjor për mbajtjen hapur të kufirit mes Irlandës së Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës së Irlandës, një anëtare e Bashkimit Europian.

May përballet me një betejë të ashpër për të gjetur një zgjidhje të pranueshme si për BE-në, ashtu dhe për mbështetësit e linjës së ashpër të “Brexit”-it në Partinë e saj thellësisht të përçarë Konservatore, por ajo këmbënguli se një marrëveshje është e mundshme dhe se që kjo të ndodhë, “është pikërisht ky momenti i duhur”.

“Besoj se kushdo në atë tryezë kërkon arritjen e një marrëveshjeje. Nëse punojmë intensivisht dhe pranë njëri-tjetrit, atëherë ne mundemi ta arrijmë paktin”, u tha ajo reporterëve të interesuar me të mbërritur në Bruksel për samitin.

Përpara samitit, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk e kishte nxitur Mayn të ofronte “ide të reja e konkrete sesi do të mund t’ia hedhë kësaj udhe pa krye”. Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili zhvilloi një takim të papritur kokë më kokë me Mayn, përpara darkës së samitit, foli me tone pozitive, kur tha se “nuk jemi shumë larg” marrëveshjes, por duke u kujdesur të theksonte se “tashmë duhet të përshpejtojmë punën”.

Asnjëra prej palëve nuk ka treguar shumë fleksibilitet, ndërkohë që negociatori i BE-së, Michel Barnier shprehu dëshirën për ta shtyrë edhe me një tjetër vit periudhën aktuale 21-mujore të tranzicionit “post-Brexit”, duke e çuar atë deri në fund të vitit 2021. Këtë e njoftuan dy diplomatë, në kushtet e anonimitetit. Ideja është që t’u jepet më shumë kohë negociatave për një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme dhe për gjetjen e një formule për zgjidhjen e çështjes së kufirit irlandez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASHË NJERËZ QË VRISNIN NJËRI TJETRIN"/ Miss Brazili rrëfen si e braktisi e ëma: Nuk kishim... (Video)
Previous article MANNY PACQUIAO RIKTHEHET NË RING/ Ja kush është kundërshtari i Filipinasit

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT