Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka dhene dorëheqjen, një ditë pas një takimi të tensionuar të kabinetit, gjatë së cilës ai u konfliktua me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos.
Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekretet të ministrisë së Jashtme, duke e cilesuar ate si njeri i Sorosit. Akuze e forte i erdhi edhe per shkak te marreveshjes se Prespes.
Ndihmësit pranë ministrit të Jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat dhe nga fakti qe nuk mori mbeshtetjen e kryeministrit.
Ndërkohë që kryeministri Aleksis Tsipras, ka pranuar dorëheqjen dhe ka marrë Ministrinë e Jashtme pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, siç është raportuar në një deklaratë të Maximos Mansion.
Në detaje, njoftimi nga Megiros Maximos thotë: Kryeministri Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias.
Ai e falënderoi atë ngrohtësisht për kontributin e tij në qeveri dhe në vend gjatë 3 viteve të fundit.
Kryeministri merr përsipër Ministrisë e Jashtme për të ndihmuar me të gjitha forcat e tij për përfundimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës.


