Një aeroplan qeveritar që kishte në bordin e tij Zonjën e Parë të Amerikës Melania Trump u detyrua të bëjë uljë të detyruar në aeroportin e Merylandit,pasi tymi mbushi kabinën.Pas disa orësh Presidenti Trump u shpreh për mediat se të gjithë janë mirë dhe se Melania Trump hypi në një avion tjetër.Presidenti i SHBA e mori me shaka pasi shtoi : “Shpresoj që avioni tjetër të jetë më i mirë se i pari”. Personat që ishin në bordin e avionit u shprehën se një tym i madh mbuloi pjesën më të madhe të avionit.Melania Trump ishte nisur drejt një spitali për një konference që do merrte pjesë por u detyrua të bëntë ndalesë në Meryland.Gjithsesi asnjë në bordin e avionit nuk raportohet të jëtë lënduar dhe këtë e konfirmoi edhe Presidenti Trump.


