Gjenerali i Kosullatës Saudite në Turqi është liruar nga detyra ditën e sotme dhe do të hetohet për rastin e vrasjes së gazetarit.Mohhamed al Otaibi gjenerali i konsullatës Saudite fluturoi nga Turqia,disa orë pasi dolën përgjimet audio të torturimit dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashogi.Ai del në përgjim duke i thënë personave të tij që ta vrisnin gazetarin jashtë sepse do ti hapnin probleme,por përgjigjia e vrasësve eshtë: “Pusho nëse do të jestosh”.Këto fjalë mensdohet së kanë dalë nga goja e truprojës së Princit të Kurorës,që është konfirmuar si i dyshuari kryesor nga policia turke.Truproja i Princit të Kurorës besohet të jetë një nga 15 “të fortët” që Arabia dërgoi për të eliminuar gazetarin Khashogi.Qeveria Turke beson se gazetari është vrarë nga një skuadër prej 15 personash që ishin dërguar nga Arabia Saudite.Dis nga të akuzuarit raportohet të jënë të lidhur me Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman.Audiopërgjimi shokues që nuk është bërë publike do të provonte se gazetari jo vetëm që u vra brenda Konsullatës,por edhe u torturua.Burime tregojnë se gazetari u copëtua dhe u torturua mbi tavolinë,ndërsa Shefi i konsullatës raportohet ti ketë thënë vrasëve “Bëjeni jashtë,se do më fusni në telashe”.


