• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHKËQEVERISJA ME QYTETARËT/ Rama: Apeli që kam për ata që jetojnë me lekët e mamit e babit
Home
Politikë

BASHKËQEVERISJA ME QYTETARËT/ Rama: Apeli që kam për ata që jetojnë me lekët e mamit e babit

17 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët që kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se platforma Shipëriaqëduam.al është miku më i mirë për zgjidhjen e problemeve. Kryeministri u shpreh se pas zgjidhjes së problemit nis edhe hetimi për të parë se kush ishte problemi.

“Nëse ke një problem me zyrat e shtetit, mos kërko rrugë të vjetra të ryshfetit, por kliko tek Shipëriaqëduam.al dhe do gjesh mikun më të fortë për të zgjidhur problemin. Ministria e Drejtësisë që drejton task forcën e korrupsionit do bëjë publike edhe masat, pasi pas zgjidhjes së problemit nis dhe hetimi administrativ. Pas zgjedhjes së çështjes ne nisim hetimet për të parë se pse nuk zgjidhej çështja dhe kush ishte problemi. Ai që e merr me nënqeshje platformën ju them se e ardhmja është jo vetëm dixhitalizimi, por platforma është pjesë e administratës se kjo administratë vihet në lëvizje. Çdo qytetar merr zgjidhje dhe ndez një llambë për t’u fokusuar tek çështja dhe për të zbuluar individët që janë problematikë”- tha Rama.

Kryeministri kishte dhe një apel për ata që sipas tij jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe ankohen për pagat e ulëta.

Qytetarja: Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë.

Rama: Sa e ke rrogën?

Qytetarja: 600 mijë.

Rama: Po pse e thua me gjysmë zë. E paske rrogë të mirë. Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre për punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi rrogë 600 mijë lekë se rroga jepet me atë që ofron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbytja e foshnjes 7-muajshe në shtrat/ Akuzohet dizenjuesi i krevatit (FOTO)
Previous article SKANDAL NË FIER/ Vendoset në pranga ish-punonjësi i OSHEE-së, arsyeja...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT