Presidenti Ilir Meta gjatë darkës zyrtare, pas ceremonisë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, ngriti ditën e djeshme disa dolli për Princin e Monakos, Albert II.
Por ai nuk ishte i vetëm në ngritjen e dollive. Sipas burimeve nga darka zyrtare, nipi i ish Presidentit të Francës, François Mitterrand, si një njohës shumë i mirë i Shqipërisë dhe autor i dokumentarit për mbretëreshën Geraldina (“Trëndafili i Tiranës”), ngriti po ashtu një dolli për përkujtimin e figurës së Princit Rainier III, babain e Princit aktual të Monakos.
Burimet pohojnë se Frederic Mitterrand tha ndër të tjera në fjalën e tij se ndonëse xhaxhai i tij François Mitterrand ishte socialist, ai kishte një vlerësim të veçantë për familjen princërore të Monakos dhe për babain e Princit Albert II.
“Rrallë herë nga një familje mbretërore, Rainieri III ka qenë pjesë e rezistencës anti-fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, e madje është dekoruar edhe nga De Gol”, citohet të ketë thënë ai gjatë darkës zyrtare të zhvilluar pas ceremonisë.


