Kanadaja ka legalizuar këtë të mërkurë posedimin dhe përdorimin e kanabisit rekreativ.
Informacionet lidhur me ligjet e reja dhe fushatat e ndërgjegjësimit publik u janë dërguar rreth 15 milionë familjeve.
Por ka ende shqetësime, kryesisht ndaj gatishmërisë e forcave të policisë për të trajtuar qasjen e dëmshme që mund t’i bëhet përdorimit të drogës.
Shqetësimet vijnë kryesisht nga provincat dhe komunat kanadeze, të cilat kanë krijuar tashmë legjislacionet e tyre.
Uruguai është vendi i parë që ka legalizuar marijuanën rekreative, ndonëse edhe Portugalia dhe Hollanda e kanë lejuar përdorimin e saj.


