A do të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Kjo është një pyetje që mundon shqiptarët kudo që janë.
“Në Kosovë jemi në një etapë ku e kemi parë se ku do të mbërrijmë, pasi dikur vetëm e kemi ëndërruar. Por tani po e shohim se ku do jemi, por nuk kemi mbërritë akoma aty ku duhet të jemi,” tha Haradinaj.
Sipas kryeministrit, qeveria e tij po punon për të siguruar rend e ligj në Kosovë, por është vazhdimisht nën presionin e Serbisë, që synon të tregojë se Kosova nuk di të bëjë shtet.
“Kur të mbyllim shtetbërjen, do shtrojmë pyetjen nëse do të bashkohemi,” tha Haradinaj.
Ai më pas citoi një politikan gjerman për këtë çështje. Sipas tij, ai i ka thënë se gjermanët nuk mund të jenë kundër bashkimit të shqiptarëve.
“Gjermanët nuk mund të jenë kundër bashkimit të shqiptrëve, por ndryshe nga ne, ju flisni shumë dhe bëni pak,” citoi Haradinaj.
Kryeministri tha se qëllim kryesor është mirëqeverisja e vendit të tij. “Serbia të njeh kur përmbyll punët e tua”.
Të paktën dy herë Haradinaj theksoi se i vlerëson popujt dhe njerëzit.
“Unë e vlerësoj edhe armikun, kur është i vërtetë,” tha ai.


