• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTIMET TEK “UNAZA E MADHE”/ Gjyshja “i pret” rrugën Ramës: O të marrsha të ligat… (VIDEO)
Home
Shqipëri

INSPEKTIMET TEK “UNAZA E MADHE”/ Gjyshja “i pret” rrugën Ramës: O të marrsha të ligat… (VIDEO)

16 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë inspektimeve në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës ka shkëmbyer disa mesazhe “dashurie” në distancë me një grua të moshuar.

Edhe pse gruaja ishte në krahun tjetër të rrugës, ajo nuk nguroi që t’i shprehte simpatinë kryeministrit, të cilit i “rrëfeu” se ishte hera e parë që e shihte.

Biseda e plotë e Ramës dhe e gjyshes:

Gjyshja: Kemi qejf edhe ne romët, duam të të shohim..

Rama: Po ja këtu më ke, erdha, më shih

Gjyshja: Ja hera e parë që të ka parë plaka, nuk të ka parë ndonjëherë

Rama: Po jemi larg nuk të përqafoj dot

Gjyshja: Ah të marrsha të ligat, përqafime

*Rama hap krahët dhe e puth me dorë

Ndiqni videon në minutën e 4-të:

18:28/ Rama ngacmon ndërtuesin për PD: Do të të thonë tradhtar. Pronari ia kthen: Po më prishin biografinë

Pas momentit me gjyshen, Rama ka vijuar me inspektimet i shoqëruar nga ministri Damian Gjiknuri dhe pronari i firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së Unazës së Madhe.

Gjatë bashkëbisedimit me të, pronari i firmës i është zotuar Ramës se rruga do të mbyllej brenda një viti, deklaratë në të cilën Rama nuk e ka lënë pa thumbuar opozitën, duke i kërkuar që rruga të bëhet me standarte socialiste.

Biseda mes tyre: 

Pronari: Edhe për një vit bëhet rruga

Rama: Në një vit por me standarte socialiste jo si ato të PD-së

Pronari: Po po me konvertim. Po i përkthejmë…

Rama: Se dole edhe ti oligark

Pronari: Ishalla po e marr këtë titull

Rama: Po mire mo burrë sa bëre për ta edhe të shkatërruan fare, ç’është kjo histori? Po nejse ti mos fol se të shohin dhe thonë ja ky tradhëtari

Pronari: Po më prishin biografinë. (Qeshin)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISHIKIMI I KUFIJVE/ Haradinaj në Tiranë: Kush mbron idenë e rishikimit të tyre, është i paguar
Previous article DY ORË PARA SFIDËS / Shpresa e fundit për Gjermaninë. Franca në kërkim të kualifikimit

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT