• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NË KOSOVË/ Haradinaj: Më duket se do t’i shkoj deri në fund mandatit
Home
Rajon

SITUATA NË KOSOVË/ Haradinaj: Më duket se do t’i shkoj deri në fund mandatit

16 October, 2018 k.autor Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë para gazetarëve, ka folur rreth shkarkimit të Bejtush Gashit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë për shkarkimin e tij ka ardhur nga partia e Behgjet Pacollit, dhe sipas kryeministrit nuk mund të ketë ndonjë ndikim negativ në proceset që varen nga kjo Ministri, siç është INTERPOL-i dhe liberalizimi i vizave.

I pyetur rreth mundësisë së angazhimit të Bejtush Gashit në postin e ambasadorit, Haradinaj nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se është e pëlqyeshme që Bejtush Gashit t’i jepet ndonjë detyrë e re diplomatike.

“Lirimi nga detyra i ministrit Gashi, vjen nga partia AKR, deputeti Tahiri. Si do që të jetë nuk është ndonjë tronditje për liberalizimin e vizave. Të gjithë punojmë, edhe prapë nuk është lehtë. Nuk është tronditje për procesin. Por duhet të kemi kujdes, duhet të jemi të fokusuar. Koalicioni është mes partive. Unë mund të refuzoj një kandidaturë nëse nuk është e denjë. Është njësoj si në rastin e Nismës. Unë kam pasur respekt për z.Gashi, realisht dinamikat janë më të shpejta. Ideja për t’i dhënë një detyrë tjetër z.Gashi, mendoj se është i denjë për t’ia caktuar ndonjë detyrë diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket debatit për rrëzimin e qeverisë, Haradinaj ka thënë se është i vendosur të punojë dhe, sipas tij, mandatin do ta çojë deri në fund.

“Kur ta vendosë Kuvendi për ta rrëzuar qeverinë e rrëzon. Por unë kam vendosur të punoj. Mua po më duket që kam për ta çuar deri në fund mandatin”, është shprehur Haradinaj

Lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri, Haradinaj ka theksuar se nuk ka ndonjë shqetësim për sigurimin e financave, dhe ka thënë se leximi i dytë i tre projektligjeve do të bëhet pas 20 nëntorit, datë kjo kur Republika e Kosovës do të provojë të anëtarësohet në INTERPOL.

“Kam menduar që ligjet për FSK-në të vijnë pas 20 nëntorit. Por leximi i parë ka ardhur ma herët. Leximi i dytë duhet të ndodhë pas 20 nëntorit. Sepse me 20 nëntor e kemi INTERPOL-in. Nuk ka ndonjë shqetësim për sigurimin e financave”, ka shtuar kryeministri.

Haradinaj ka folur edhe për nismën e Agim Bahtirit për të hapur urën mbi lumin Ibër, të shoqëruar me një performancë të këngëtares me famë botërore Shakira. Kryeministri thotë se nuk është kundër, megjithatë thotë se hapja e urës mbi Ibër nuk është çështje njëditore.

“Nuk jam as unë kundër. Ura nuk është çështje e hapjes vetëm për një ditë. Nuk dëshirojmë të rikthejmë situata kur dikush barrikadohet në anën tjetër. E kam lutur që ai të kujdeset”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, Republikën e Kosovës tashmë e presin tema të mëdha dhe nuk duhen bërë hapa të gabueshëm.
“Përpara vetes i kemi tri tema të ndjeshme: ushtrinë, INTERPOL-in edhe liberalizimin e vizave. Çdo veprim duhet ta bëjmë në kalkulim. Duhet të ruhemi nga hapa të gabuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO QESHARAKE/ Qeni nuk e lejon të zotin që të përdorë telefonin
Previous article MBYLLJA E BASTEVE SPORTIVE/ Shakohoxha: Bastet do vazhdojnë të luhen,15 milionë euro largohen nga Shqipëria drejt...

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT