• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INFORMACION TË DETAJUAR RRETH FATURËS TATIMORE/ Drejtoria e Tatimeve: Kur lëshohet dhe llojet e saj
Home
Ekonomi

INFORMACION TË DETAJUAR RRETH FATURËS TATIMORE/ Drejtoria e Tatimeve: Kur lëshohet dhe llojet e saj

16 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpërndarë informacione rreth faturës tatimore me TVSH dhe llojet, me qëllim për të këshilluar qytetarët.

Tatimpaguesi, që i nënshtrohet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), sa herë që ofron mallra apo shërbime për një person tjetër, duhet të lëshojë faturë tatimore me TVSH, në përputhje me ligjin nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, të ndryshuar”.

Sipas DPT-së, faturë tatimore nuk lëshohet për çdo shitje me pakicë, kur përdoret pajisja fiskale, me përjashtim të rasteve kur përcaktohet ndryshe.

Ajo thekson se lëvizja e mallrave gjatë transportit shoqërohet me faturën origjinale të shitjes së mallit, me faturë shoqëruese në rastet e lëvizjes së brendshme të mallrave, ose në rastin e lëvizjes së mallrave apo pajisjeve që janë pjesë e kryerjes së një shërbimi.

“Në rastin e shitjes së mallrave me destinacion një person të tatueshëm të ndryshëm nga vendndodhja e blerësit- rishitës, lëvizja e mallit gjatë transportit shoqërohet me dokumentin e emërtuar “Fletë shoqërimi malli”, informon më tutje ajo.

Informacion të detajuar rreth faturës tatimore dhe llojeve të tyre

Fatura tatimore përmban numrin rendor dhe numrin personal të identifikimit, numrin e identifikimit të tatimpaguesit, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit apo shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe, nëse është rasti, rritjet ose zbritjet e tjera, të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likuidimit të faturës.

Përveç përshkrimeve të sipërpërmendura, fatura tatimore me TVSH përmban:

  • vlerën, mbi të cilin përllogaritet TVSH -ja;
  • vlerën me TVSH, të zbatuar sipas kategorive të sendeve, punimeve e shërbimeve;
  • shumën e TVSH-së.

 

Llojet e faturave

Fatura tatimore me TVSH, mund të jetë në dy formate:

  1. Fatura tatimore me numër serial të parashtypur. Prodhimi dhe shpërndarja e të cilave bëhet ose autorizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe duhet detyrimisht të jetë në formën dhe përmbajtjen e miratuar nga Ministri i Financave me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve
  2. Fatura tatimore kompjuterike për çdo transaksion të tatueshëm, me numër serial unik dhe të papërsëritshëm, të printuara nga sistemi i regjistrimeve i tatimpaguesit. Për të ushtruar këtë të drejtë tatimpaguesi paraprakisht duhet të disponojë miratimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe të jetë pajisur me diapazonin e numrave serial përkatës

Për këtë qëllim tatimpaguesi paraqet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:

  • Një kërkesë me shkrim të shoqëruar me deklaratën ose vërtetimin përkatës, në të cilin tregohet se sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial unik dhe të papërsëritshëm për çdo transaksion.
  • Modelin e faturës kompjuterike që kërkon të përdorë, e cila duhet të përmbajë elementët dhe të dhënat e përcaktuara në ligjin për TVSH-në; Tatimpaguesi tregon në kërkesën e paraqitur numrin e transaksioneve që parashikon të kryejë në një periudhë tatimore. Kjo e dhënë është e rëndësishme për të gjykuar në lidhje me planifikimin nga ana e organit tatimor të numrave serial që do t’i akordohen një tatimpaguesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve brenda 15 ditëve, pas verifikimit nëse fatura tatimore kompjuterike që personi i tatueshëm kërkon të përdorë, përmban të gjithë të dhënat, elementet e nevojshme të kërkuara nga ligji në përputhje me veprimtarinë që kryen, shprehet për miratimin e përdorimit të modelit të faturës tatimore kompjuterike, duke lëshuar miratimin përkatës për tatimpaguesin dhe njoftuar në të njëjtën kohë me shkrim tatimpaguesin dhe Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar, në të cilën tatimpaguesi paraqitet dhe tërheq numrat serial në dispozicion

KUJDES!

Çdo faturë e lëshuar sipas modelit të miratuar duhet të përmbajë detyrimisht shënimin: “Përdorimi i kësaj fature është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve me shkresën nr………, datë…………”.

Për çdo ndryshim në modelin, përmbajtjen, formatin e faturës për të cilën është miratuar e drejta e përdorimit, personi i tatueshëm duhet të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pasi modeli i faturës së miratuar ruhet dhe bëhet pjesë e dosjes së tatimpaguesit.

Nuk konsiderohet ndryshim përfshirja në sfondin e faturës ose në një sipërfaqe të caktuar të saj, e elementeve të reklamave, nëse ato nuk ndryshojnë formatin e faturës. Në asnjë rast miratimi i faturës tatimore kompjuterike nuk u akordohet tatimpaguesve, që janë në regjistrin pasiv të tatimpaguesve.

Kur konstatohet se personi i tatueshëm për transaksionet e kryera, lëshon faturë tatimore kompjuterike jo sipas modelit që i është miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ose ka bërë ndryshime në faturë për të cilat nuk ka njoftuar ndryshimet, ose nëse faturat e lëshuara nuk përmbajnë numër serial të miratuar, apo nuk përmbajnë shënimin që tregon aktin referues të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve me të cilin është miratuar fatura, dënohen sipas dispozitave të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET RAFINERIA E DROGËS NË ITALI/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare
Previous article "BABALJA"/ Babai i Stresit padit në gjykatën e Tiranës Taulant Ballën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT