• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KALUARA DHE E TASHMJA POLITIKE/ “Nëse nuk ndiheni të frikësuar nga Fashizmi në SHBA, duhet të filloni që të keni!
Home
Nderkombetare

E KALUARA DHE E TASHMJA POLITIKE/ “Nëse nuk ndiheni të frikësuar nga Fashizmi në SHBA, duhet të filloni që të keni!

17 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Njerëzit parapëlqejnë ta përdorin termin “fashizëm” për të përshkruar politikanët që nuk pëlqejnë. Shpesh herë merret si një qëndrim i ekzagjeruar, sidomos kur i dëgjojmë t’i drejtohet figurës politike të Donald Trumpit, sepse fundja, ai nuk po bën thirrje për gjenocid dhe as po burgos njerëzit e vendit të tij pa iu dhënë mundësinë e një procesi gjyqësor.

Megjithatë, një profesor filozofie i Universitetit të Yale-s, Jason Stanley, thotë se është shumë e lehtë për të gjetur paralelizma midis fjalëve të Trumpit dhe fjalëve të fashistëve më të egër në histori.

Pyetjes se si funksionon në të vërtetë fashizmi, ai i përgjigjet kështu: “Formula e fashizmit është shumë e thjeshtë : ajo përsëritet me kohën. Sigurisht që kjo gjë ka ndodhur në Itali dhe Gjermani, por lëvizjet e fashizmit në ditët e sotme shikohen edhe në Indi, Maymar, Hungari, Turqi si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka rëndësi se nga vijnë, politikanët fashistë janë e njëjta “prerje”.”

Ai thekson se politika e fashizmit mund të funksionojë përmes aplikimit të:

  1. Kaluarës Misterioze
  2. Politikës së Ndarjes
  3. Sulmi ndaj së të vërtetës
  • Musolini kërkonte të rimëshironte me çdo kusht Perandorinë Romake;Rexhep Tayyip Erdogan atë Otomane, ndërsa Viktor Urban rishkroi Kushtetutën e Hungarisë vetëm e vetëm me qëllimin për ta bërë vendin e tij sërish madhështor. Një linjë e ndjekur që mesa duket nga Stanley tingëllon mëse e përsëritur. “A e kam dëgjuar më parë këtë gjë? Le ta bëjmë Amerikën sërish madhështore!”- citon ai një pjesë nga fjalimi i Donald Trump.

Fashizmi “ulëret” një lloj ndjenje gati gati turbulluese të nostalgjisë, për një të kaluar që ishtë plotësisht me racë të pastër, tradicionale dhe patriarkale. Nga Musolini, Hitleri e Erdogani, liderët fashistë e pozicionojnë veten në etër të fuqishëm e udhërrëfyes. Stanley shprehet se për sa kohë që “ai” do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, gjithçka është e mundur. Pa të, i gjithë sistemi shëmbet. “Më lejoni t’ju them se nëse do të rrëzohesha nga posti, tregu do të shkatërrohej dhe çdokush do të ishte i varfër”, citon sërish një pjesë të fjalimit të Trumpit.

  • Politika e ndarjes, sipas profesorit të filozofisë, haset që nga koha e gjermanëve dhe e çifutëve, e hinduve me myslimanët, e deri tek ajo e qytetarëve dhe fshatarëve dhe e të bardhëve me ato me ngjyrë. “Fashizmi triumfon duke kthyer grupet e njerëzve kundër njëra-tjetrës”, nënvizon ai duke marrë si shembull luftën që Trumpi i ka shpallur emigrantëve meksikanë.

 

  • Fill pas këtij hapi, fashizmi fuqizohet akoma dhe më shumë kur ushtron sulmin ndaj të së vërtetës, që përkthehet në një mangësi të intelektualitetit dhe shpesh herë edhe në retorikë boshe. Fashizmi sulmon “të vërtetën” pasi “e vërteta” është esenciale për një demokraci të lirë. Për ta argumentuar edhe këtë pikë, Stanley përmend luftën që Trump po i bën medias amerikane. Në rastin në fjalë por jo vetëm, kur informacione të llojeve të ndryshme përplasen me njëra-tjetrën, për popullin është mjaft e vështirë për t’u bërë diferenca midis të vërtetës dhe mashtrimit.

 

Në përfundim të analizës së tij, Jason Stanley iu drejtohet amerikanëve dhe jo vetëm që situata aktuale politike është një situatë e cila duhet t’ua fusë frikën, pasi sinonimi i fashizmit është kontrolli.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Bie nga shkallët 74-vjeçari, përfundon në spital
Previous article Pse ju rrudhosen gishtërinjtë pas një dushi të gjatë?

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT