Nëntë persona kanë përfunduar në pranga këtë të martë në Itali për trafikim droge.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi të karabinierëve, ku u zbulua se organizata kriminale e përbërë nga shqiptarë e italianë trafikonte drogë në sasi të mëdha.
Droga dërgohej nga Bergamo në Valle Camonica të Breshias , e më pas furnizonte të gjitha sheshet e qytetit.
Karabinierët zbuluan në rafinerinë e Bergamos 12.5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë dhe 70 mijë euro para cash, të cilat më pas u konfiskuan.


