Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka.
Ish drejtori i Hipotekës ka kërkuar gjatë seancës në apel që t’i jepet një masë më lehtësuese, duke thënë se ka gruan shtatzënë.
Ai është paraqitur i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore, por Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë vendim.
Zamir Leka akuzohet për korrupsion gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës.
Krahas vendimit për ish-drejtorin, gjykata ka dhënë gjithashtu masë sigurie “arrest shtëpie” për juristen Frida Marashi.


