• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ KPK konfirmon në detyrë Adnan Xholin
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ KPK konfirmon në detyrë Adnan Xholin

16 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokurori Adnan Xholi ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori duhet që të vijojë detyrën, pasi ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.

Xholi ka qenë i pranishëm në seancë në momentin kur trupa e përbërë nga; Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu dha vendimin. Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por çfarë konstatoi seancën dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi nuk kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Hetimet janë thelluar nga KPK-ja, ku edhe ka rezultuar se prokurori ka në emër të tij: një apartament me sipërfaqe 107 m2 porositur për t’u blerë në 2004; një makinë tip “Benz” e vitit 2004; kursime në llogarinë bankare në shumën e 2 milionë e 5 qindmijë lekësh dhe një tokë bujqësore me sipërfaqe 22m2 në Lushnje, tokë e cila është në emër të bashkëshortes.

Nga hetimi i KPK rezultoi se deklarimet dhe gjendja reale e të dhënave të prezantuara nga Adnan Xholi përputhen por megjithatë prokurori kishte pasaktësi vetëm tek vetëdeklarimet cash e llogaritë bankare. Gjithashtu rezultoi se prokurori për disa vite ka mungesë likuiditeti për disa shpenzime por në seancën e kaluar dëgjimore ai solli edhe disa dokumente shtesë për t’u analizuar nga trupa gjykuese, të cilat u morën në shqyrtim duke kaluar vettingun.

Ndërkohë që edhe për pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional rezultoi pa probleme. Adnan Xholi është një nga prokurorët që ka hetuar disa çështje të bujshme në vend te Krimet e Rënda, si bandën e Lushnjes dhe atë të Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË LIRONI, KAM GRUAN SHTATZËNË"/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtorin e Hipotekës së Shkodrës
Previous article PËRLESHJA ME ARMË DHE THIKË NË HOTELIN ITALIAN/ Identifikohet shqiptari që u qëllua (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit Aktualitet

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa Aktualitet

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa

U KAP ME ARMË TE DERA E SHTËPISË SË ILIR SELMANIT/ Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt Aktualitet

U KAP ME ARMË TE DERA E SHTËPISË SË ILIR SELMANIT/ Arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT