Në fakt ato e pasqyrojnë tepër marrëdhënien e tyre ne rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje edhe dashurinë e madhe për njëri-tjetrin. Madje kur njëri poston një foto në Instagram, menjëherë tjetri do të komentojë me ikona zemrash, ose ndonjë shprehje dashurie.
“Gjiko është për ju, ndërsa për mua është Asdreni. Ai më ka bërë për vete me sinqeritetin dhe përkushtimin”, tregoi ajo.
E kjo është vënë re edhe tek aftësia që Gjiko ka në të qënurit punëtor edhe në shtëpi. Ai, sipas Elitës është një djalë që edhe gatuan kur është në qejf. E madje qe pjata e tij që e bën gjithë dashuri për Elitën është rizoto me fruta deti.
“Gjiko është shumë i mirë në kuzhinë dhe më pëlqen kur gatuan për mua. Pjata e preferuar është rizoto me fruta deti”, tha ajo”. Nuk na mbetet gjë tjetër, veç të kemi zili marrëdhënien perfektë të çiftit. Ah se harruam, edhe t’i urojmë samë gjatë bashkë!/ Përgatiti: AlpeNews.al

Këngëtari Gjiko në prehrin e moderatores kosovare Elita Rudi


