Kuvendi maqedonas vijon seancën maratonë për ndryshimet Kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës.
Ashtu sikurse dje, edhe në seancën e sotme priten fjalime të gjata nga të gjithë deputetët. Ndërsa në përfundim të diskutimeve do të hidhen në votim propozimet për ndryshimet kushtetuese.
Partia që udhëheq koalicionin (LSDM) u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë, pasi i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO, por edhe negociatave për në BE.
Por për të kaluar marrëveshja e ndryshimit të emrit duhen dy të tretat e votave (80 nga 120 deputetë).
Maqedonia duket se nuk i ka votat e mjaftueshme dhe vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse nuk miratohen propozimet.


