• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RRËFIM MBI ROLIN MË TË FUNDIT NË TEATËR/ Roza Anagnosti: Ishte një sfidë e vërtetë. Bashkëshorti im, jo vetëm një idhull
Home
Kulturë

RRËFIM MBI ROLIN MË TË FUNDIT NË TEATËR/ Roza Anagnosti: Ishte një sfidë e vërtetë. Bashkëshorti im, jo vetëm një idhull

16 October, 2018 Isa.Autor Kulturë

Ajo është ndër ikonat e kinematografisë shqiptare që me rolet e saj në filma dhe teatër ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur Roza Anagnosti, e cila me portretin e saj, me zërin dhe talentin ka fituar gjithmonë vëmendjen dhe dashurinë e publikut artdashës.

Ky i fundit ka qenë i pranishëm edhe në shfaqjen “Oskari dhe tezja Rozë”, një vepër teatrore kjo me mesazhe universal e cila është dhënë në Teatrin Eksperimental.

Artistja Roza Anagnosti ka treguar për emisionin “Rudina” në Tv Klan më tepër rreth rolit të saj dhe punës me të rinjtë.

“Më intrigoi autori i veprës, ishte shumë interesant. Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës për mesazhet që jep, është një psikolog i shpirtit njerëzor, ka një gjuhë të bukur që futet brenda njerëzve dhe thotë që njeriu çdo ditë duhet ta shfrytëzojë dhe në çdo situatë duhet të gjejë jetën. Ai e vlerëson shumë jetën dhe besimin, jo vetëm në Zot. Ishte një sfidë me të rinj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jo vetëm të punoja me ta, por të jepje edhe eksperiencën. Dua të falenderoj regjisorin Kiço Londo, i cili ka insistuar që unë të jem në skenë”, tha Anagnosti.

Ndër të tjera, Anagnosti rrëfeu edhe historinë e dashurisë mes saj dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti.

 “Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin “Toka jonë” ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeç në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam.

 Dhe tek filmi  “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam patur në krah një mbështetje shumë të madhe”, rrëfeu Roza Anagnosti.

Aktorja ka luajtur në mbi 20 filma, ku ndër më të suksesshmit mund të përmendim “Plagë të vjetra”, “Fije që priten”, “Mësonjëtorja”, “Rruga e Lirisë”, “Ndërgjegjja”, “Qyteti më i ri në botë” dhe shumë të tjerë. Ajo po ashtu ka dhjetëra role në teatër, ku ka skalitur figura artistike të jashtëzakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITET E PUNËS/ Si merret pensioni në Shqipëri, për emigrantët
Previous article HISTORITË E RRALLA/ Fakte interesante mbi familjet katolike të Tiranës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT