Një 57 vjeçar është aksidentuar në Klos. Ai u dëmtua aksidentalisht teksa po ngarkonte disa mallra në mjetin tip “Benz”.
Komisariati i Policisë Mat
Më datë 14.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për ngjarje aksidentale, për shtetasin A.M., vjeç 57, banues në fshatin Shoshaj, pasi në tregun e qytetit të Klosit, në mjetin fugon tip “Benz”, duke ngarkuar disa mallra, aksidentalisht është rrëzuar, si pasojë ka është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


