• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA PD-PS QË U “ZHVENDOS” NË BRUKSEL/ Lëvizja e “dëshpëruar” e opozitës dhe REAGIMET e ashpra
Home
Politikë

PËRPLASJA PD-PS QË U “ZHVENDOS” NË BRUKSEL/ Lëvizja e “dëshpëruar” e opozitës dhe REAGIMET e ashpra

15 October, 2018 F.autor Politikë

Dita e sotme pati si zhvillimin kryesor politik, mbledhjen e parlamentit europian ku kishte sigurisht edhe  përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan siç duhej pasi opozita kishte një skenar tjetër “në kokë” duke i zhvendosur kështu përplasjet e Kuvendit në Bruksel.

Gjithçka fillloi, kur Genc Pollo, në fjalën e tij kërkoi që Taulant Balla të mos ishte bashkëkryetar i delegacionit pasi sipas tij ky i fundit ishte “pardon i drogës”.

Reagimet ishin të shumta dhe kritikat nuk munguan. Veç faktit se arsyeja e mbledhjes ishte për qëllime të përbashkëta e për “Shqipërinë që duam”, opozita edhe njëherë  tentoi të bëhej pengesë e hapjes së negociatave me një lëvizje disi të dëshpëruar.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan me tone të ashpra u shpreh se probleme të tilla nuk zgjidhen në Parlamentin Europian por në atë shqiptar. Deklaratë e cila na kujton shprehjen: “Kur nuk e zgjidh dot brenda shtëpisë tendë, mendon se do e bësh me ata jashtë?”

Gjithashtu, drejtuesja e komisionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei, u ka dhënë një “shuplakë” të fortë politikanëve shqiptarë të cilët ndodhen në një mbledhje në Parlamentin Europian.

“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj.

Edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein nga Brukseli foli për debatin e krijuar në mbledhjen e PE-së.

“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.”, tha Fleckenstein.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VJEN NJË JAVË PLOT ME ENERGJI/ Njihuni me tre shenjat më me fat të horoskopit
Previous article "NJERËZ KAZAN, MEDIA KAZAN"/ Aulona Musta "nxehet" keq dhe ironizon... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT