• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Elbasan/ Prokurorja padit shefin: Më more dosjet pa dëshirë…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Elbasan/ Prokurorja padit shefin: Më more dosjet pa dëshirë…

2 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Amanda Xhaferi, prokurore pranë akuzës së Elbasanit i është drejtuar policisë së këtij qyteti, ku ka bërë një kallëzim të pazakontë.

Xhaferi, mësohet se ka kallëzuar në polici shefin e saj, kryeprokurorin e Elbasanit Dritan Gina, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokurorja Xhaferi, e cila mësohet se ka rreth tre vite që është pjesë e organit të akuzës, pretendon se Dritan Gina, i ka hequr në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme tre procedime penale.

Sipas saj dosjet janë marrë pa dëshirën e prokurores. Sipas kallëzimit të Xhaferit, ka kërkuar që këto dosje ti rikthehen sërish asaj, por nuk i janë vënë në dispozicion. Këto tre procedime penale, kanë qenë duke u hetuar pikërisht nga prokurorja Xhaferi, e cila ushtronte detyrën e saj pranë seksionit të Task-Forcës.

Mirëpo pas ndryshimeve të seksioneve në këtë prokurori është bërë dhe një shpërndarje e re e dosjeve penale. I kontaktuar në telefon, prokurori Dritan Gina, tha se asnjë dosje nuk është marrë me forcë dhe asnjë dosje nuk ka humbur, pasi çdo material i këtyre dosjeve ndodhet në prokurori. Dosjet janë shpërndarë në seksione të ndryshme, ku ato që ka pasur njësia Task-Forcë, i ka marrë seksioni për krimin-ekonomik pranë kësaj prokurorie. /Shqitparja.com/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfimi i aktores: Bashkëshortin e ngacmova vetë e para. I them je...
Previous article Përmbytjet/ Forcat e Armatosura me ekipet e Kosovës evakuojnë të sëmurin në Fier

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT