Devijimi nga fjalori jonë shpirtëror po ndikon realisht në realitetin e përditshëm.
Më shumë se 70% amerikanë identifikohen si kristianë, por askush nuk mund ta kuptojë këtë gjë duke i dëgjuar. Një pjesë realisht e madhe e njerëzve shprehen se ata në të shumtën e rasteve nuk ndihen komod teksa flasin për besimin.
Përgjatë Depresionit të Madh, Thornton Wilder do të nënvizonte se “mbijetesa në fe do të jetë një problem retorik-fjalë të reja persekutuese për të ndershmit dhe ato të degraduarit.” Wilder e dinte se përgjatë periudhës së ndryshimit të shpejtë social, fjalët ndaj Zotit do të shiheshin si diçka e vështirë për t’u artikuluar.
Teksa shumë nga liderët pretendojnë se janë njerëz besimtarë, korniza e tyre e moralit shfaqet e panjohur për masën e tjerë të besimtarëve.
Si mund të flasësh në ditë të tilla për Zotin, kur ai është kaq i vështirë për t’u gjendur?
“Fjalimi i shenjtë dhe bashkëbisedimi shpirtëror po shihen gjithnjë e më shumë në drejtim të kundërt”, deklaron gazetari Jonathan Merrit, i biri i një pastori, i cili studion Kristianizmin amerikan.
Për ta argumentuar këtë qëndrim, ai ka ndërmarrë një studim ku tregohet se më shumë se tre çereku i amerikanëve nuk zhvillojnë aktualisht bisedime shpirtërore dhe fetare.
Më shumë se 1/5 e amerikanëve kanë pranuar se nuk kanë pasur aspak biseda të këtij lloji përgjatë këtij viti. Ndërsa 6 në 10 amerikanë kanë thënë se kanë zhvilluar biseda fetare e shpirtërore në raste të rralla. Vetëm 7% e amerikanëve mësohet se flasin në përditshmëri për çështje shpirtërore.
Ajo që shikohet nga gazetari si më shokuese është se kristianët praktikues, të cilët frekuentojnë rregullisht kishat, nuk paraqiten më mirë në këtë drejtim. 13% e tyre zhvillojnë biseda shpirtërore vetëm njëherë në javë.
Për ata që e praktikojnë fenë e Kristianizmit, shifra të tilla janë mjaft konfuzuese. Po flitet për një fe e cila ka prodhuar gjithnjë pasardhës në sajë të kombinimit të fjalimit shpirtëror dhe veprave të mira. Në Testamentin e Ri flitet për fuqinë e fjalimit shpirtëror si dhe për urdhrin final të Jezusit ndaj dishepujve të tij, të cilëve iu duhej t’i binin rreth e përqark botës në mënyrë që të shpërndanin mësimet e tij.
Është bërë mjaft e vështirë që të flasësh për Zotin, dhe kjo vjen falë prioritetit që i është dhënë jetës sociale përkundrejt disiplinës shpirtërore.
Po në bazë të studimit të sipërpërmendur, një sërë konfliktesh të brendshme po largojnë njerëzit nga bisedat fetare.
Disa shprehen se biseda të këtij lloji krijojnë tension ose argumente (28%); disa të tjerë ndihen të demoralizuar nga mënyra se si feja është politizuar (17%); një pjesë tjetër raportojnë se nuk duan të shfaqen si besimtarë (7%) pasi tingëllojnë si të çuditshëm (6%) dhe si ekstremistë (5%).
Por ky devijim nga fjalimi i shenjtë nuk i ka fillesat në ditët e sotme. Kërkimi në korpusin e Google Ngram tregon shpeshtësinë e fjalëve fetare të përdorura gjatë shekujve, gjithnjë duke shfletuar miliona libra, gazeta e fjalime të mbajtura midis 1500-s dhe 2008-s.
Konkretisht, shikohet se fjalët më fetare e më shpirtërore kanë filluar të përdoren më pak që nga fillimi i shekullit XX.
/AlpeNews.al


