Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar fill pas deklaratës së sotme të kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se nesër do të paraqesë një tjetër kallëzim përkundrejt Bashës lidhur me rastin “Xhisiela”.
Ai shton se për të flasin kamerat e komisariatit dhe se Basha është i vetdijshëm që është zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë”.
Më herët, Basha deklaroi sërish për mediat se ka prova që Balla ka fabrikuar faktet për sa i përket dëshmitarit X tek çështja “Babale”.
Postimi i plotë:


