Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj daljes në konferencë të kryeministrit Edi Rama, që u mbajt fill pas vendimit për shtyrjen e hetimit ndaj Tahirit.
Ai shkruan në rrjetin social “Twitter” se Rama siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, ashtu po mbron sot Xhafën dhe Veliun.
“Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”– shton Basha.
Postimi i plotë:
“Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!”


