Kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj po realizojnë një takim me strukturat drejtuese te Policise se Shtetit.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se “krimi matet me statistika, vitin e shkuar ka patur më shumë por flitej më pak”.
“Ministria e Brendshme – Policia e Shtetit duhet të japë një mesazh kumbues force për “të fortët”, me gjuhën e rezultateve edhe më domethënëse, edhe më të shpejta: Mes shtetit edhe “të fortëve” nuk ka paqe! Kur të dalin nga shtëpia, nuk do të jetë problemi ynë, po problemi i tyre. Kur të jenë në shtëpi, duhet të mendojnë vetëm si të zhduken, jo si të duken.”


