Parlamenti maqedonas fillon sot debatin për amendamentet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit.
Kryeministrit Zoran Zaev i duhen dy të tretat e votave të deputetëve, thënë ndryshe 80 nga 120 vota, në mënyrë që të arrihet ndryshimi i emrit.
Është ende e paqartë nëse koalicioni qeveritar do të mund të sigurojë 10 vota nga opozita nacionaliste për arritjen e dy të tretave të tyre.
Zaev u ka kërkuar deputetëve të mbështesin marrëveshjen e emrit me Greqinë, ndërkohë që ka premtuar zgjedhje të parakohshme nëse dështon ta kalojë atë.
Mbledhja e sotme e deputetëve në parlament konsiderohet si një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata diplomatike me Greqinë.


