Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë në rrjetin social “Facebook” pamje nga hapja e njësisë së Senologjisë në Spitalin e Durrësit, aty ku ofrohet shërbim i plotë për diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.
Përmbi video, Rama shkruan se nuk duhet harruar se ka ende shumë punë për t’u bërë nëpër spitale, në mënyrë që të çohen aty ku duam.
Ai nuk ngurron së thënuri se ato janë shumë më ndryshe se nga koha kur opozita ishte në pushtet.
Postim i plotë:
MIRËMËNGJES 😀dhe pa e harruar që sa shumë mund e punë na duhet akoma për t'i çuar spitalet aty ku duam, por edhe duke i kujtuar kujtdo që sot ato janë gjithnjë e më shumë si dita me natën krahasuar me çfarë ishin pesë vjet më parë, ju uroj një javë të mbarë 😊
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 14. Oktober 2018


