• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëdhënia TURQI – SHBA/ Pastori i sapoliruar nga burgu takohet me TRUMP
Home
Nderkombetare

Marrëdhënia TURQI – SHBA/ Pastori i sapoliruar nga burgu takohet me TRUMP

14 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pastori amerikan Andrew Brunson, i liruar nga Turqia pas kalimit të dy viteve në burg, arriti dje në Shtetet e Bashkuara. Ai e falenderoi Presidentin Trump për përpjekjet për lirimin e tij, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Pastori amerikan Andrew Brunsom u lut për Presidentin Donald Trump dje gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Andrew Brunson, një i krishterë ungjëllor, shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për presionin e fortë të qeverisë amerikane mbi Turqinë për të siguruar lirimin e tij.

“Ne veçanërisht duam të falënderojmë administratën,” tha zoti Brunson në praninë e familjes së tij. “Ju me të vërtetë luftuat për ne,” shtoi ai.

“Nga një burg turk në Shtëpinë e Bardhë për 24 orë. Jo dhe aq keq,” tha Presidenti Trump.

Zoti Trump gjithashtu falenderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për lirimin e pastorit Brunson, duke thënë se nuk ishte paguar asnjë shpërblim për këtë veprim.

I pyetur nga Zëri i Amerikës të premten mbi procesin e lirimit të pastorit Brunson, Trump tha në aeroportin e Cincinnatit se ne “biseduam me Turqinë dhe ai u lirua përmes sistemit të drejtësisë. Ne kemi bërë përpjekje për një kohë të gjatë për lirimin e tij.”

Lirimi i pastorit Brunson shënon fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Zoti Brunson mund të përballej me 35 vjet burg nëse do të shpallej fajtor për akuzat për terrorizëm dhe spiunazh, që Uashingtoni i ka quajtur të pabaza.

Presidenti Trump tha në Zyrën Ovale se zgjidhja e kësaj çështjeje shënon një “hap të madh” në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Presidenti Recep Tajip Erdogan tha dje në një postim në Twitter se gjyqësori turk kishte marrë një vendim të pavarur dhe se shpreson se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë.

Gjatë ditës së katërt të seancave të premten, tre dëshmitarë të prokurorisë tërhoqën dëshmitë e tyre të mëparshme. Njëri tha se nuk e dinte se kush ishte pastori Brunson, ndërsa të tjerët pretenduan se gjykata kishte keqkuptuar deklaratat e tyre të mëparshme.

Gjykata turke pastaj e shpalli pastorin Brunson fajtor, por e dënoi atë me vetëm tre vjet dhe një muaj burg. Pastori tashmë kishte kaluar dy vjet në paraburgim dhe u lirua për kohën e kryer.

Prindërit e zotit Brunson thanë se ishte një “befasi e këndshme” kur mësuan se djali i tyre ishte liruar nga Turqia. “U gëzuam gjumë kur mësuam se ai ishte liruar”, tha nëna e pastorit për shërbimin turk të Zërit të Amerikës në shtëpinë e saj në Black Mount të Karolinës së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për “heronjtë” dhe “tradhëtarët” e kauzave të rreme të PD
Previous article FEJESA E ARMINËS DHE SHKËLZENIT/ Nga dekori tek ushqimi. Shihni menunë që kishte zgjedhur çifti (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT