• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytjet në autostradë, zv/ministri i Mbrojtjes: Duhet parë pjesa e ndërtimeve dhe kanalet kulluese
Home
Sociale

Përmbytjet në autostradë, zv/ministri i Mbrojtjes: Duhet parë pjesa e ndërtimeve dhe kanalet kulluese

2 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka komentuar situatën me përmbytjet e dy ditëve të fundit në vendin tonë. Duke u ndalur tek rasti i regjistruar në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, ku disa automjete mbetën të bllokuara për shkak të nivelit të lartë të ujit, Koçi thotë se në këtë situatë ndikojnë edhe faktorë të tjerë. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, zv.ministri Koçi thotë se duhet riparë “Pjesa e ndërtimeve pranë autostradës, po kështu edhe rrjeti i kanaleve kullues”. Ai shton se, “Megjithatë duhet të themi se niveli i reshjeve ka qenë i lartë. Janë sasi të mëdha reshjesh”.

Zv.ministri i Mbrojtjes thotë se Emergjencat Civile dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë në mënyrë të shpejtë. Petro Koçi është ndalur edhe tek operacionit e shpëtimit të helikopterëve të ushtrisë, si dhe tek monitorimi i situatës.

“Skema e reagimit në rastet e përmbytjeve është pak a shumë e njëjtë. Por duke qenë se Emergjencat Civile tashmë i kanë kaluar Ministrisë së Mbrojtjes, reagimi ka qenë më i shpejtë. Duhet të themi se koordinimi është bërë me forcat e ushtrisë. Janë gati 100 mjete në terren, rreth 400 mijë forca. Janë instaluar 4 motor pompa të fuqishme.

Helikopteri ka vepruar në 13 raste. Ato që janë pasqyruar në media, kanë qenë edhe rastet më të rrezikshme. Po kështu kanë qenë të shpeshta edhe rastet kur helikopterët kanë qenë në operacione monitorimi, edhe nëse nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i banorëve”, u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET/ Rritet niveli i liqenit të Fierzës, largohet kriza e prurjeve!
Previous article E FUNDIT/ Rama mledh Emergjencat Civile! Sqaron edhe bilacin e dëmeve (Video)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT