Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik dhe për pasojë një nga shoferët është plagosur.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.T, 19 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen A.I, 20 vjeçe.
Po të njëjtat burime raportojnë se nga ky aksident është lënduar shtetasja me inicialet A.I.
Ajo është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit “Benz” është shoqëruar ndërkohë në Komisariatin e Policisë Elbasan.


