Pas denoncimit te bere nga deputeti i PD-se, Ervin Salianji, i cili renditi me data e ore, se kur socialisti Taulant Balla kishte udhetuar ne krah te te denuarit per trafik, Edmond Bego, vjen reagimi i deputetes se PS-se, Evis Kushi.
Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, ajo shkruan se ne nje nga datat e pretenduara nga Salianji, Balla ka qene se bashku me te, Ramen dhe Kryemadhin ne nje takim ne Bruksel.
Postimi i plotë
Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.
Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.
Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.
Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit👍







