Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në facebook në postimin e fundit për paketën anti-shpifje.
Një nga ndjekësit i shkruan se deri më sot nuk është dënuar asnjë person me pushtet edhe pse ky i fundit ka bërë shumë akuza. Sipas qytetarit edhe Rama është shpifës.
“Deri sot nuk ka Shqipëria në historin e saj që të dënohen njerëz të pushtetit.!! Edhe ti quhesh shpifes sepse shume akuza bëje kur ishe në opozit dhe asnjë i denuar,?! Per këte ke ndonjë pergjigje.”, i shpehet qytetari Ramës.
Por kryeministri i përgjigjet duke i thënë se kjo është një pyetje e lodhur.
“Pyetje e lodhur shume kjo Emirjan, sepse per denimet nuk pyetet kryeministri, as qeveria dhe as partia, po Drejtesia!”, shkruan Rama.
Replikat:
Komentuesi: Deri sot nuk ka Shqipëria në historin e saj që të dënohen njerëz të pushtetit.!! Edhe ti quhesh shpifes sepse shume akuza bëje kur ishe në opozit dhe asnjë i denuar,?! Per këte ke ndonjë pergjigje.?!
Edi Rama: Pyetje e lodhur shume kjo Emirjan, sepse per denimet nuk pyetet kryeministri, as qeveria dhe as partia, po Drejtesia!
Komentuesi: Edi Rama kur do na vi kjo drejtesia se na lodhi duke e prit 🙁
Edi Rama: Besar Besi Hoxha nuk u lodha une duke luftuar qe ta sjell, u lodhe ti duke e pritur qe te vije😁
Komentuesi: Waaaaaa diktature komplet
Edi Rama: Hahaha po po, shko shpif ne Gjermani a ne Angli apo ne Itali po deshe dhe e sheh mire diktaturen


