Një tjetër rast i një “skifteri shqiptar”, është hasur në Itali. Petrit Paluca, 25 vjeçari nga Lezha kishte një metodë si në filma të grabitjes. Me thikë e me sëpatë duke tmerruar jo rrallëherë qytetarët.
AlpeNews.al, me një kërkim të thjeshtë mësoi se personi më poshtë është Pëtrit Paluca.
25 vjeçari madje postonte foto në “Facebook” me pranga dhe para, sikur ta ndiente fatin e tij.
Çfarë ndodhi me lezhianin:
Ai ishte gjithashtu autor i grabitjes së qendrës së basteve në rrugën “Spezia” dhe ndoshta edhe autori i shumë grabitjeve të tjera të pa zbardhura.
Grabitja ndodhi më 28 dhjetor 2017, ku u grabit qendra e basteve “Goldbet”. Shqiptari i armatosur me thikë dhe i maskuar me një shall, arriti të merrte shumën e parave dhe u largua më pas në këmbë.
Në një grabitje tjetër, 25-vjeçari ishte me një bashkëpunëtorë duke arritur të grabisin 1700 euro në një biznes.
Ai u identifikua nga policia u arrestua pranë një klubi nate, ku në xhepin e tij kishte disa kartëmonedha.
I riu shqiptar, i pa strehë në Parma, kishte pasur edhe më herët precedentë penalë për vjedhje.
/AlpeNews.al




