• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARSIMI DHE REFORMAT/ Nikolla: Ja pse janë të rëndësishme kurrikula  parauniversitare
Home
Politikë

ARSIMI DHE REFORMAT/ Nikolla: Ja pse janë të rëndësishme kurrikula parauniversitare

12 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Gjatë aktivitetit të zhvilluar me temë “Arsimi parashkollor në fokusin e reformave të plota arsimore” ministrja e Arsimit deklaroi se integrimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar është një investim për të ardhmen sepse sa më shumë të investojmë në fëmijërinë e hershme aq më shumë do të kemi komunitete më të zhvilluara, shoqëri më të zhvilluara dhe ekonomi më të mirë në vend.

“Është një moment i rëndësishëm, sa më i plotë dhe se sa më cilësor të jetë investimi në fëmijërinë e hershme aq më e lehtë bëhet kalimi nga kopshti në klasën e parë duke përshtatur gjithë ato ndryshimeve sociale, fizike e shoqërore të fëmijëve kur kalojnë në shkollë. Besoj ky është një nga momentet që ky proces adreson dhe sigurisht patjetër për ta bërë gjithë kurrikulën e arsimit parauniversitar, një kurrikul të integruar për çdo fëmijë nga 3 deri në 18 vjeç” – u shpreh Nikolla.

Nikolla u shpreh e vendosur që këtë reformë ta konsolidojë edhe më tej pavarësisht se disa institucione të arsimit parashkollor janë nën përgjegjësinë e pushtetit vendor.

“Fakti që procesi i decentralizimit ka çuar që institucionet e arsimit parashkollor të jenë nën përgjegjësinë e pushtetit vendor, e bashkive, nuk do të thotë hap mbrapa, nuk do të thotë që gjithçka që ne kemi nisur tashmë do të tërhiqemi, në kuptimin e një përgjegjësie nuk është më e arsimit por është e bashkive, kurrsesi jo edhe jo.” – deklaroi ministrja.

Ministrja Lindita Nikolla u ndal edhe tek një lajmi i mirë për reformën e mësuesisë duke theksuar se është renditur e treta në preferencat e maturantëve këtë vit. Mësuesia theksoi drejtuesja e arsimit, jo vetëm që është ndër më të preferuarat por ka studentë këtë vit me mesatare të lartë të cilët do të bëjnë ndryshimin cilësor në sistemin arsimor.

Rreth 5 mijë mësues pritet të trajnohen dhe kualifikohen nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit për këtë kurrikul të re në arsimin parashkollor, krahas ngritjes së rrjeteve profesionale të mësuesve të parashkollorit. Ndërkohë që janë miratuar edhe standardet profesionale të formimit të përgjithshëm të mësuesit të arsimit parashkollor, dokument që përmban 11 standarde të rëndësishme për mësuesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas 70 vitesh, gjenden nëndetëset e mbytura të Bashkimit Sovjetik. Zbulohet e vërteta e tmerrshme
Previous article KUJDES NGA KËTO SHENJA! Mund të tregojnë se i keni arteriet e bllokuara

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT