• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSIMI PËR GAZETARIN/ Trump ngurron të anulojë marrëveshjen e armëve me sauditët
Home
Nderkombetare

SHQETËSIMI PËR GAZETARIN/ Trump ngurron të anulojë marrëveshjen e armëve me sauditët

12 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump thotë se është shumë i shqetësuar për fatin e Jamal Khashoggit, gazetarit saudit, i cili u zhduk gjatë javës së shkuar kur po vizitonte konsullatën saudite në Stamboll. Por presidenti tha se ngurron të pezullojë një marrëveshje armësh prej 110 miliardë dollarësh me Arabinë Saudite.

Pas më shumë se një jave, ende nuk ka asnjë shenjë të Jamal Khashoggit, gazetar dhe komentator saudit për Washington Post-in, i cili jeton në mërgim vetimponuar në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Donald Trump u pyet se a duhet që SHBA ta kishin paralajmëruar Khashoggin nëse kishin të dhëna zbulimi se jeta e tij ishte në rrezik:

“Kjo nuk ndodhi në vendin tonë por në Turqi dhe nuk bëhet fjalë për një shtetas amerikan, mesa kupëtoj. Gjithsesi një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Bëhet fjalë për një gazetar që shkruan për Washington Post-in dhe diçka e tillë nuk duhet të lejohet të ndodhë. Ne synojmë t’i shkojmë kësaj deri në fund,” tha Presidenti.

Zoti Trump tha për kanalin Fox News se SHBA kanë hetues në Turqi dhe po punojnë me Turqinë e me Arabinë Saudite.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert thotë se Uashingtoni kërkon fakte nga sauditët:

“Kemi komunikuar me ambasadorin saudit në Shtetet e Bashkuara dhe me sa kuptoj ai po kthehet në Arabinë Saudite. I kemi thënë se presim informacion pas kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara”.

Vizita e parë e Presidentit Trump në një vend të huaj ishte në Arabinë Saudite vitin e kaluar, për të kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me sundimtarët sauditë, duke përfshirë princin e kurorës Mohammed bin Salman. Presidenti amerikan ngurron të anulojë shitjen e armëve Arabisë Saudite, nëse pretendimet se sauditët kanë vrarë Khashoggin janë të vërteta:

“Ata (sauditët) po shpenzojnë 110 miliardë dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane. Nëse nuk ua shesim, ata do të thonë: ‘shumë faleminderit, por do t’i blejmë nga Rusia ose nga Kina.’ Kjo nuk na ndihmon përsa i përket vendeve të punës. Por ka gjëra të tjera që ne mund të bëjmë”.

Një grup senatorësh nga të dyja partitë i dërgoi një letër Presidentit Trump, duke bërë që të nisë një hetim mbi fatin e Khashgoggit, sipas Aktit Global Magnitsky për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.

Analistët thonë se Kongresi ka gjasa të kërkojë sanksione dhe mund të përpiqet të bllokojë shitjet e armëve amerikane për sauditët.

“Kongresi, natyrisht, do të ngulë këmbë, veçanërisht përpara zgjedhjeve të nëntorit, por nuk besoj që Arabisë Saudite t’i vihen sanksione”, thotë analisti i Fondacionit Seta në Uashington, Kadir Ustun.

Analisti përmend marrëdhënien e ngushtë të zotit Trump me sauditët dhe komentet e tij rreth asaj se si Presidenti amerikan e sheh marrëveshjen për armët, duke thënë se nuk pret sanksione me rëndësi.

Ndërkaq, gazeta Washington Post njofton se sipas zyrtarëve amerikanë dhe turq, qeveria turke u ka thënë zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara se posedon regjistrime audio dhe video që vërtetojnë se Khashoggi, është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Sipas gazetës, regjistrimet tregojnë se një ekip sigurie i Arabisë Saudite e mbajti Khashoggin në konsullatë, pasi ai hyri aty më 2 tetor për të marrë një dokument zyrtar martese, pastaj e vrau dhe ia coptoi trupin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ËSHTË NDARË STRESI NGA KEJSI? Ky veprim i saj më në fund zbulon të vërtetën (FOTO)
Previous article U DËNUA PËR DOPING/ Skuadra angleze gati të rikthejë ish-yllin e Francës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT