• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
STATISTIKAT/ Del Indeksi i Kapitalit Njerëzor nga Banka Botërore
Home
Ekonomi

STATISTIKAT/ Del Indeksi i Kapitalit Njerëzor nga Banka Botërore

12 October, 2018 Isa.Autor Ekonomi

“Një fëmijë i lindur sot në Shqipëri kur të rritet do të ketë 62% të produktivitetit, që do të kishte, nëse do të gëzonte arsimim të përfunduar dhe shëndet të plotë” – thuhet në Indeksin e Kapitalit Njerëzor, publikuar sot në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Studimi thotë se Indeksi i Kapitalit Njerëzor për Shqipërinë është më i lartë nga sa pritej, nisur nga vende me të njëjtin nivel të të ardhurave.

Sipas statistikave, Shqipëria e ka rritur mbulimin dhe cilësinë e arsimimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme. Hyrja në arsimimin parashkollor u rrit ndjeshëm nga 58 për qind në vitin 2007 në 83 për qind në vitin 2017.

“Në periudhën afatgjatë, mundësitë e hershme për mësim sjellin arritje më të larta mësimore, produktivitet më të lartë pas shkollës dhe të ardhura më të larta dhe kanë një shkallë më të lartë përfitimi për grupet në pozita të cenueshme. Por duhet bërë më shumë për cilësinë e arsimit parashkollor dhe gjithëpërfshirjen, sidomos për fëmijët në pozita të pafavorshme, që është edhe një prioritet i njohur nga Qeveria e Shqipërisë” – thekson raporti.

Sipas studimit, fëmijët shqiptarë të lindur sot mund të jenë më të shëndetshëm, më të pasur, më produktivë nëse Shqipëria do të investonte më shumë te kapitali njerëzor

“99 nga 100 fëmijë të lindur në Shqipëri e arrijnë moshën 5-vjeçare, por shkallët e vdekshmërisë foshnjore, vdekshmërisë amësore dhe zhvillimit të mangët janë pak më të larta se vendet e tjera të rajonit dhe ka ende vend për përmirësime” – theksoi studimi.

Banka Botërore theksoi në studim se arritja e rezultateve më të mira në shëndetin dhe shkollimin e fëmijëve mund t’i rrisë ndjeshëm të ardhurat e njerëzve dhe të vendit, me përfitime që do të ndihen edhe në të ardhmen e largët.

“Shqipëria ka arritur barazi të plotë midis gjinive në arsimin parashkollor dhe atë fillor. Vitet e fundit, shkalla bruto e regjistrimit ka qenë pothuajse identike për djemtë dhe për vajzat në arsimin parashkollor dhe atë fillor. Mirëpo, arsimin e mesëm e ndjek një numër më i madh meshkujsh se femrash, ndërsa në arsimin e lartë ka më shumë femra, çka tregon se në të ardhmen duhet të marrin përgjigje pabarazitë në këto nivele të arsimit” – tha studimi.

Ky Indeks do tw përfshihet në Raportin e ardhshëm të Zhvillimit Botëror 2019 “Ndryshimet në natyrën e punës”, ku trajtohet rëndësia që ka investimi te kapitali njerëzor për t’u përgatitur në të ardhmen e punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KJO NUK PRITEJ/ BONUCCI zbulon këtë do të MBËSHTES në derbin e Milanos
Previous article DHUNË BRUTALE/ Vajza 23-vjeçare tregon shenjat e rrahjes nga i dashuri pedofil

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT