Një vajzë jo më shumë se 10 vjeçe dhe një djalë ndoshta 5, shohin me drojë Xhelal Mziun, kryetarin e zonës ku ata jetojnë dhe Lulzim Bashën. Ata të dy janë nën çadër, madje duke që zoti Basha sapo ka zbritur nga makina, sepse këpucët po i shkëlqejnë nga pastërtia.
Dy fëmijët në foto janë të vegjël dhe nuk e dinë as pse përmbyten, dhe as pse ata që shohin në televizor janë aty. Por kjo foto është e trishtuar dhe kur të rriten ndoshta ata të dy që rrinë pas murit me habi e pak drojë ndoshta nuk do ua falin as atyre dhe as prindërve që shkojnë e votojnë e shohin parlament me tifo sikur një ndeshje futbolli, njëjtë!/ Tiranapost.al


