Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur sërish sot opozitës, lidhur me shifrat e kriminalitetit.
Basha u shpreh sot në deklaratë për mediat se shqiptarët po sundohen nga bandat.
Përmes një reagimi në Twitter, Xhafaj thotë se opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend.
Reagimi i plotë:
GËNJESHTËR e TURPSHME! Lulzim Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.
Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra!




