Situata vijon të jetë e rënduar në 6 fshatra të qytetit të Vlorës pas reshjeve të dendura që kanë shkaktuar përmbytje.
“ Situata është përkeqësuar. Mjetet e vogla nuk mund të kalojnë. Ka shumë familje që po kërkojnë ndihmë. Policia Kufitare, e Rendit dhe Ushtria janë në gadishmëri për të dhënë ndihmën e tyre për qytetarët e prekur.
Në orët e pasdites pritet një përmirësim i situatës, dhe tërheqje e ujit. Ka mbi 80 banesa brenda të cilave ka depërtuar uji. Disa banorë nuk e prisnin, pavarësisht se Shtabi i Emergjencave i paralajmëroi për këtë situatë.
Rrjedha e krijuar në rrugën lidhëse mes fshatit Novoselë, Fitore, Bishan etj, pra 6 fshatra, janë të pakalueshme. Vetëm fuoristradat kalojnë,” është shprehur ai.


