Në qendër të Tiranës është hapur sot panairi “Shqipëria punon Tokën”. I pari që ftoi qytetarët ishte kryeministri Rama me anë të një videoje në rrejtin e tij social të “Facebook”. Ky panair është më i madhi bujqësor, blegtoral, i cili hapi dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit. Produktet shqiptare do të ekspozohen në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.


Panairi do të zgjasë dy ditë, pra sot që është dhe dita hapëse dhe nesër po ashtu. Ky është viti i dytë që zhvillohet ky panair, i cili siparin e tij e hapi në nëntor të vitit të kaluar. Po ashtu në vitin e kaluar zgjati dy ditë, përkatësisht në datën 29 dhe 30 nëntor.


Vitin e kaluar u përfaqësuan 31 bashki të vendit dhe rreth 500 ekspozitorë të ndarë në këto kategori kryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra, alkool, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.



/AlpeNews.al





