• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Xhaferraj: Opozita e imponuar drejt bojkotit. Paketa antishpifje ka synim të…
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Xhaferraj: Opozita e imponuar drejt bojkotit. Paketa antishpifje ka synim të…

11 October, 2018 k.autor Ekskluzive, Intervista, Politikë, Shqipëri

Montazhet, vrasjet, vjedhjet e grabitjet, apo dhe kërcënimet kanë qenë ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në vend.

Rastet më të fundit ishin “Xhisiela” dhe montimi i “Babales” të cilat e kane acaruar akoma më shumë gjendjen politike.

Lidhur me këtë gjendje mazhoranca ka kërkuar hetimin e plotë të tyre si dhe vendosjen përpara drejtësisë të autorëve. Ndërsa nga ana tjetër opozita e akuzon qeverinë se është e lidhur me këto krime që po kryhen, si dhe po ushtron presion për mbrojtjen e kriminelëve.

Që nga fillimi i sezonit të ri Parlamentar, dhe në seancën e sotme, ka ndodhur dhe “ndarja” midis dy “rivalëve” politik, ku opozita ka vendosur që nga seanca e parë të bojkotojë.

Për të folur më shumë rreth kësaj situate, AlpeNews.al zhvilloi një intervistë me deputetin e PD, Ferdinand Xhaferraj.

Intervista e plotë:

1- Që prej fillimit të sezonit të ri Parlamentar, opozita ka vendosur të ndjekë rrugën e bojkotit. A është kjo rruga e duhur që duhet të vazhdohet të ndiqet?

Nëse gjërat në Shqipëri do të shkonin normalisht, kuptohet se nuk do të kishte vend pyetja për bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës. Bojkotet, qoftë edhe të përkohshme, janë qëndrime radikale që kërkojnë të sensibilizojnë aktorë të brendshëm dhe të jashtëm lidhur me mosfunksionimin e sistemit. Kjo do të thotë se kur opozitës nuk i lihet asnjë rol për të luajtur brenda sistemit, ajo do të radikalizohet sepse ndryshe jo vetëm do të perceptohej, por edhe do të transfomohej në një instrument i keqperdorur nga qeveria. Për t’u kthyer drejtpërsëdrejti tek pyetja juaj, kjo nuk është rruga e duhur por rruga e imponuar tek opozita.

2- Paketa “anti shpifje” e propozuar nga kryeministri Rama. Mendoni se do te jetë frytdhënëse?

Kuptohet që shpifja cënon rëndë nderin dhe dinjitetit e personit kundrejt të cilit ajo adresohet dhe si fenomen përbën një shqetësim global. Por kur paketat anti-shpifje propozohen nga qeveria ato nuk kanë synim të disiplinojnë shqetësimin, por të zgjidhin hallin e kryeministrit. Pra, në një vend ku skandalet janë bërë të përditshme, kryeministri në panik synon që me paketën antishpifje të rifitojë terrenin që po i rrëshqet përditë lidhur me mbështetjen e opinionit publik. E thënë më qartë, jemi në kushtet kur nga skandali i një ish-Ministri të Brendshem, kalojmë tek skandali i Ministrit aktual të Brendshem dhe vazhdojmë më tej me skandalin e Toyota Yaris, me dramën e Xhisielës dhe manipulimin e dëshmitarit Fredi Alizotit. Të gjitha sa thamë nuk kanë të bëjnë me paketën antishpifje, por me antiplumbin që synon të veshë Rama në raport me shtypin. Masat kundër shpifjes nuk mund të frymëzohen nga qeveria që është drejtpërsëdrejti në konflikt interesi.

3- Përsa i përket propozimit të PD për vettingun e politikaneve, mendoni se është i duhuri, apo ka sërish vend për përmirësime?

Propozimi i Partise Demokratike është jo vetëm i duhuri, por edhe i vonuar. Kjo do të thotë që Partia Demokratike, me dakordësinë në parim të palëve, është e hapur për përmisime.

4- Disa muaj na ndajnë nga shpallja e kandidaturave për kryebashkiakë. Cila mendoni se do të ishte alternativa më e mirë e opozitës për Durrësin?

Partia Demokratike e Durrësit është përfshirë në një proces intensiv të zgjedhjeve të strukturave lokale dhe të përgatitjes së programit për qeverisjen e Bashkisë. Në vijim do të propozohen edhe kandidaturat për garën për kryebashkiakun e ri të qytetit.

5- A mendoni se viti i ardhshëm do të jetë vendimtari për hapjen e negociatave me BE?

Të gjithë do të kishim dëshirë që vitin e ardhshëm të hapeshin negociatat. Edi Rama thotë se negociatat do të hapen, por kali me të cilin kalëron kryeministri po shkon në drejtim të kundërt.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E PRISNIM"/ Këngëtares shqiptare i grabisin shtëpinë (FOTO)
Previous article U mashtrua se kishte fituar para/ Në të vërtetë humbet mbi 5 mijë dollarë

k.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT