• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksion policor në 6 qytete, arrestohen 5 të fortët që bënin “ligjin”
Home
Aktualitet
Kronikë

Aksion policor në 6 qytete, arrestohen 5 të fortët që bënin “ligjin”

21 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion masiv të shtrirë në 5 qarqe të vendit për goditjen e grupeve me aktivitet kriminal.

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, në një konferencë për mediat tha se 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë duke operuar në qytetet e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.

Deri tani policia ka arrestuar 5 persona për armëmbajtje pa leje, drogë dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Dibër, u arrestua shtetasi Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik kallashnikov me krëhër, 1 pistoletë tip ‘Beret’, 1 thikë, 3 granata offensive dhe 2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Në Lezhë, u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe u arrestuan në flagrancë 2 poseduesit e tyre. Konkretisht, Emiliano Arapi 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik.Po ashtu u arrestua dhe Rafael Lazri 24 vjeç, banues në Troshan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri ‘Glock’ me 27 fishekë si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.

Në Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qira nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, tip “Scorpion”, kalibër 7.65 mm dhe 1 krehër me 20 fishekë kalibër 7.65 mm.Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan në  Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë. Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të ashpër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan në presion, Champions League është e domosdoshme
Previous article "PROVOKACIA"/ Banderola para Parlamentit në Beograd: Këta shqiptarë janë terroristë, kanë vrarë serbë!

Redaktor2

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT