I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari investigativ Artan Hoxha, gjatë debatit për “Babalen” publikoi një foto të Fredi Alizotit me Sali Lushajn tek kafja në oborrin e Partisë Demokratike.
Gazetari bëri krahasimin midis fotos dhe videos së dytë që Salianji publikoi dje gjatë emisionit dhe deklaroi se ishte e njëjta.
Hoxha ka zbuluar sesi i ashtuquajturi pergjim eshte zhvilluar ne kafanene e Partise Demokratike. Teksa pyeste Salianjin se ku ishte bere pergjimi e kur ai nuk pergjigjej, Hoxha e ka dhene pergjigjen vete, duke deklaruar se vendi ku eshte zhvilluar ky skenar eshte kafeneja e PD.


