Ervin Salianji, deputeti i Partisë demokratike i ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin vijoi më këmbënguljen se vëllai i ministrit Xhafaj është personi i përfshirë në pergjim.
Duke folur për audipërgjimet, deputeti u shpreh se ia ka dorëzuar Prokurorisë materialet dhe se të tjera detaje do ti thotë kur të jetë përballë tyre.
Gazetarja Milori e pyeti nëse ai ndiente frikë nga perballja me ligjin dhe deputeti iu përgjigj se më shumë frike kishte nga insektet.
Pjesë nga intervista:
Milori: Keni frikë se do vi momenti të përballeni me ligjin mbi akuzat?
Salianji: Kam më shumë frikë insektet. Këto më japin adrenalinë.
Milori: Vërtetë? Mendoja se kjo kalonte në klasën e tretë.
/AlpeNews.al


