• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“I ZBULOHET E KALUARA”/ Fredi Alizoti i dënuar më parë për vjedhjen e dy televizorëve (FOTO)
Home
Breaking News

“I ZBULOHET E KALUARA”/ Fredi Alizoti i dënuar më parë për vjedhjen e dy televizorëve (FOTO)

10 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kunati i Albert Veliut (Babalja) Fredi Alizoti që ka pranuar rolin e ‘aktorit’ në imitimin e zërit të Agron Xhafajt rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno siguroi vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, 26.06.2015, ku rezulton se Alizoti është dënuar për vjedhjen e dy televizorëve në një karburant në datë 5 dhjetor të vitit 2014.

Bazuar të dosja e plotë që e dërgoi në burg, Alizoti theu xhamat e pikës së karburantit duke marrë dy televizorët, por tentativa për t’u fshehur dështoi, pasi u arrestua. Por ky nuk është dënimi i vetëm për Alizotin, pasi ai ka deklaruar në videon e publikuar nga PD se ka bërë edhe 14 vite të tjera burg, por mbeten të paqarta rrethanat.

( Kliko këtu ) për vendimin e plotë të gjykatës për Fredi Alizotin

Fredi Alizoti doli në skenë në audio përgjimin Babale. Ai në përgjimin e regjistruar në datë 29 maj të këtij viti me ish policin Erzen Breçani pranon se audio-përgjimi i publikuar nga PD ishte fals dhe se ishte vetë ai që kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt gjatë një takimi me Babalen.

Ndërkohë në një video të publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’. Por videon e rrëzon dëshmia dhe përgjimi me Breçanin 2 ditë para se ai pretendon se është marrë në makinë nga Ardi Veliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Komardarja ‘Babale 2’ dhe faktet që e shfryjnë atë
Previous article "LEKU LUMË"/ Derbi dhe Barça: “San Siro” kthehet në MINIERË ARI për INTERIN

k.autor

Postime të ngjashme

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën Aktualitet

"DEPUTETË TË KRIMIT"/ Studentët përzënë nga protesta Edi Palokën

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale Aktualitet

IU THYE KËMBA GJATË PROTESTËS/ 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT